Politika e Cookies
eTregu.al aktualisht NUK vendos cookie shfletuesi (browser cookies). Në vend të kësaj, faqja e internetit përdor localStorage — një teknologji e ngjashme ruajtjeje në shfletuesin tënd — për funksione si sesioni i identifikimit dhe preferencat. Kjo Politikë mbulon të dyja teknologjitë njësoj, siç kërkohet nga praktika e mirë e transparencës.
- Data e hyrjes në fuqi
- 9 gusht 2026
- Përditësuar më
- 9 gusht 2026
- Versioni
- 1.0
Kategoritë e ruajtjes
Klasifikojmë çdo element ruajtjeje në një nga këto kategori:
- TË DOMOSDOSHME — të nevojshme për identifikimin dhe sigurinë; nuk kërkojnë pëlqim.
- PREFERENCAT — p.sh. gjuha e faqes.
- FUNKSIONALE — p.sh. kërkimet e fundit, për të përmirësuar përvojën.
- ANALITIKA — aktualisht asnjë ofrues analitike nuk është konfiguruar në platformë.
- MARKETING — aktualisht asnjë gjurmim marketingu (p.sh. Google Analytics, Meta Pixel, TikTok Pixel) nuk është konfiguruar në platformë.
Çfarë ruajmë sot
| Emri | Qëllimi | Lloji | Kohëzgjatja | Ofruesi |
|---|---|---|---|---|
| tregu_token | Token identifikimi për të mbajtur sesionin e hyrjes | E domosdoshme | Deri sa skadon/dilni | eTregu.al (i vetëm/first-party) |
| tregu_refresh_token | Rinovon sesionin pa kërkuar rihyrje të shpeshtë | E domosdoshme | Deri sa revokohet/skadon | eTregu.al (first-party) |
| etregu_cookie_prefs | Ruan zgjedhjen tënde për preferencat e cookie-ve | E domosdoshme | Derisa e ndryshon | eTregu.al (first-party) |
| etregu_locale | Mban mend gjuhën e zgjedhur (shqip/anglisht) | Preferencë | Derisa e ndryshon | eTregu.al (first-party) |
| etregu_recent_searches | Ruan deri në 8 kërkimet e fundit lokalisht në pajisje | Funksionale | Derisa e ndryshon/pastron | eTregu.al (first-party) |
Menaxho preferencat
Të dhënat e domosdoshme përdoren gjithmonë sepse janë thelbësore për funksionimin e llogarisë dhe sigurinë; nuk kërkojmë "pëlqim" për to në mënyrë mashtruese, sepse nuk ka zgjedhje reale të mundshme pa prishur shërbimin.
Për kategoritë Preferencat dhe Funksionale, mund të zgjedhësh të mos ruhen lokalisht duke përdorur butonin "Menaxho preferencat e cookies" më poshtë.